Mascherano mungon ndaj Trabzonsporit

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Liveproolit, Roy Hodgson, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk dëshiron që Javier Mascherano të largohet, pasi konfirmoi se ai do të mungojë ndaj Trabzonsporit në kuadër të Europa League.
“Mascherano gjithmonë ka qenë në planet e mia deri sa të vijë dita kur ai të largohet nga klubi dhe për mua kjo nuk do të ndodhë së shpejti nëse do të më plotësohet dëshira”.
“Por ai është i lënduar për momentin dhe nuk do të luajë nesër. Ai u zëvëndësua pas 80 minutave të shtunën dhe ka të dëmtuar lehtë muskulin, ndërsa ai sot filloi të vraponte ngapak. Brenga jonë është që ai nuk do të jetë i gatshëm për të hënën, ndaj Cityt”, ka thënë Hodgson.
Ky ‘lëndim’ i Mascheranos shihet nga shumë ekspertë të tregut të transferimeve si ‘mashtrim’ për publikun, pasi që pikërisht këto ditë pritet zyrtarizimi i argjentinasit te Interi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...