Mancini: Balotelli mund ta fitojë Topin e Artë

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se transferi i ri, Mario Balotelli, ka potencial për t’u bërë futbollisti më i mirë në Evropë me klubin nga Eastlands.
“Mario ka të gjitha cilësitë për ta fituar Topin e Artë. Nëse ai arrin të vë menjëanë qëndrime të caktuara të tij, atëherë ai mund të bëhet një prej më të mirëve në botë. Transferi i tij është gjë e madhe për Cityn”.
“Interi ende është ekipi më i fortë në Itali. Mario vendosi që tani ishte koha për të luajtur jashtë vendit dhe përkundër gjithë asaj që ka ndodhur, ai ende është shumë i lidhur me Nerazzurët”, deklaroi Mancini për Sky.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...