Barca t’i ndihmojë Milanit për Ibrën

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Çështja Ibrahimovic ka filluar të marrë përmasa të mëdha në qarqet mediatike spanjolle dhe italiane, të cilat flasin për një angazhim të shtuar të klubeve sa i përket sulmuesit suedez.
Sipas zërave nga Gadishulli Iberik, Barcelona dëshiron t’i ndihmojë Milanit për ta transferuar ‘Ibracadabran’ në San Siro. Bëhet fjalë për një marrëveshje huazimi me opsion blerje në fund të sezonit, e cila e detyron Barcelonën t’ia paguajë Ibrës gjysmën e pagës.
Kjo lëvizje e Barcelonës shihet si hap për ndikim në Serie A, në mënyrë që me përforcimin e Milanit, ta dobësojë Interin, pasi që siç dihet Blaugranët dhe Nerazzurët që prej gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve edhe zyrtarisht janë në ‘gjak’.
Nga ana tjetër, thuhet se bashkëshortja e Ibrahimovic dëshiron të kthehet në Itali, pasi që nuk është mësuar me stilin e jetës në Spanjë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...