Zyrtare: Milner lojtar i Cityt

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Manchester City ka kompletuar transferimin e mesfushorit të Aston Villës, James Milner, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga Eastlands.
24 vjeçari Milner i ka kushtuar Manchester Cityt 16 milionë funte plus shërbimet e Stephen Ireland i cili nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Villa Park.
“Unë jam shumë i kënaqur që Milner është me ne, të gjithë e dinë se ne kemi qenë pas tij që prej kohësh. Ai është mesfushor i shkëlqyer, i cili mund të luajë në një numër pozicionesh. Kjo është me rëndësi për ekipin dhe unë mezi pres ta shoh atë duke luajtur për ne. Ne kemi një skuadër shumë të fortë dhe ky transferim është i rëndësishëm për ne”, theksoi Mancini për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...