Marseille nënshkruan me Remy?

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Olimpique Marseille raportohet se ka arritur marrëveshje me Nice për të transferuar sulmuesin e ri Loic Remy, edhe pse shuma e transferimit ende nuk është zbuluar.
Megjithatë mediat franceze përcjellin se ende ka disa pengesa për Marseille dhe njëra prej tyre është se ata ende nuk kanë arritur marrëveshje për kushtet personale me lojtarin.
Ekipi gjerman Hoffenheim po ashtu kishte dërguar ofertë të kënaqshme për të transferuar francezin, ndërsa presidenti i Nice, Stellardo Gilbert, ka thënë se Remy do të jetë ai i cili do të zgjedhë në mes të Marseille dhe Hoffenheim.
Problemi i dytë për Marseille është se lojtari ka një klauzolë në kontratën e tij me rivalin Olimpique Lyon. Kjo pikë e kontratës i jep të drejtë Lyonit të marrë shërbimet e lojtarit nëse brenda pesë ditësh arrin ose tejkalon ofertën e Marseille.
Remy ka qenë një prej emrave të rinj më të përfolur këtë verë, me një varg klubesh të Ligës Premier të interesuara për të, në mes të të cilëve edhe Liverpool, Arsenal, West Ham United, Stoke City dhe Tottenham Hotspur.
Marseille e sheh Remyn si zëvendësim të sulmuesve të larguar Mamadou Niang, që u largua drejt Fenerbahces, dhe Hatem Ben Arfa, i cili është afër kalimit në Werder Bremen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...