Edhe Liverpool në kërkim të Parker

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i ri i Liverpoolit, Roy Hodgson, është i gatshëm të bëjë ofertë për mesfushorin e West Ham United, Scott Parker.
Mirror shkruan se pavarësisht ngurrimit të West Hamit për ta shitur kapitenin 30-vjeçar, Parker është duke u monitoruar nga Roy Hodgson. Hapi i Liverpoolit varet nga e ardhmja e Javier Mascherano, i cili ka shprehur synimin për t’u larguar nga klubi.
Interi ka qenë në resht të parë për të nënshkruar me Mascheranon, i cili do të mund të ribashkohej me ish-trajnerin e tij Rafa Benitez, ndërsa në anën tjetër edhe Barcelona nuk e ka shkëputur interesimin për argjentinasin.
Parker, ndërkohë, ende nuk e ka nënshkruar ofertën e re pesëvjeçare nga West Ham, me qëllim që të analizojë ofertat e klubeve të tjera. Ai megjithatë ka edhe tre vite të mbetura në kontratën aktuale.
Por një ofertë e bujshme, më e lartë se ajo prej 8 milionë funtesh e Tottenhamit që është refuzuar së fundi nga West Hami, do të mund të bindë klubin londinez ta shesë lojtarin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...