Nasri një muaj jashtë fushe

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Arsenali ka pësuar edhe një goditje të radhës sa i takon lëndimeve, pasi mesfushori francez Samir Nasri do të jetë jashtë fushe për rreth një muaj, për shkak të problemeve me gjurin.
Topçinjtë filluan sezonin e ri në Ligën Premier gjatë të dielës në Liverpool me një ekip tashmë të goditur nga lëndimet, por Wenger arriti të nxjerrë një pikë në kohën shtesë, falë një auto-goli të portierit Jose Reina. Por Wenger tash do të jetë pa Nasri në pesë ndeshjet e radhës.
“Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të vogël kirurgjike në gjurin e tij pas një lëndimi të pësuar në ndeshjen kundër Liverpoolit gjatë të dielës. Nasri, i cili ka qenë në një formë impresive, do të jetë jashtë aksioni për rreth një muaj”, thuhet në deklaratën e Arsenalit.
Kapiteni Cesc Fabregas mungoi në udhëtimin e tij në Anfield për shkak të një sëmundje, por fituesi i Kupës Botërore tash është i gatshëm dhe pritet të rikthehet në ndeshjen e radhës kur Arsenali pret Blackpool në Emirates Stadium, të shtunën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...