Werderi afër kualifikimit në LK

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Werder Bremeni ka bërë një hap përpara drejt kualifikimit për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur në fushë të vet Sampdorian me rezultat 3-1.
Pas një pjese të parë pa gola, vendasit kaluan në epërsi pas vetëm pesë minutash në pjesë të dytë, me anë të një goli të shkëlqyeshëm të shënuar nga Fritz.
Momenti vendimtar në ndeshje ishte kur Stefano Lucchini u largua nga ndeshja me kartonin e dytë të verdhë për shkak të një ndërhyrje në zonën e rreptësisë (66’) për t’ua falur gjermanëve një penalti. Nga pika e bardhë i saktë ishte kapiteni Torsten Fringst (67’).
Të gjendur me një lojtar më shumë në fushë, gjermanët arritën të shënojnë edhe një gol tjetër dy minuta më pas. Kësaj here në listën e golashënuesve u reshtua Claudio Pizzaro, pas një harkimi të Hugo Almeida (69’).
Mirëpo italianët nuk u dorëzuan dhe shënuan një gol të vonshëm me anë të Giampaolo Pazzini që mund të jetë i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.
Nga ndeshjet tjera të sotme, izraelitët e Hapoel tel Aviv kanë shënuar fitore me rezultat 3-2 në udhëtim te Red Bull Salzburg, ndërsa fitore minimale si vendas kanë shënuar edhe Braga ndaj Sevilla dhe Basel ndaj Sheriff. Barazimi i vetëm i ndeshjes ishte ai mes Partizanit dhe Anderlehtit në Beograd.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...