Mancini: Ferguson, shpenzuesi më i madh

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka konfirmuar se James Milner do të jetë transferi i fundit për këtë afat kalimtar veror, ndërsa i është përgjigjur Sir Alex Fergusonit dhe kritikave të tij se City po shpenzon në mënyrë ‘kamikaze’.
I pyetur nëse James Milner është transferimi i tij i fundit për këtë afat kalimtar veror, Mancini u përgjigj: “Mendoj se po”.
“Nëse dëshironi të bleni një lojtar të ri, ju duhet të shpenzoni. Ky është tregu. Unë e respektoj mendimin e Fergusonit, por Manchester United dhe jo Manchester City shpenzoi shumë para në të kaluarën”, theksoi ‘Mancio’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...