Milani konfirmon interesimin në Ibrën

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Milani shpreson që të transferojë Zlatan Ibrahimovicin nga Barcelona në San Siro në fund të këtij muaji dhe kjo mund të ndodhë falë lëndimit të Raul te Schalke.
Drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida, konfirmoi interesimin në supersulmuesin suedez kur tha për RAC1: “Nuk është e lehtë të transferohet Ibrahimovic, por është e mundur. Në mënyrë që ta transferojmë një sulmues të ri, ne duhet ta shesim një. Kur e them këtë, gjithçka është e mundur. Po, kjo mund të ndodhë”, tha Braida.
Dhe kjo është e mundur që të ndodhë, pasi që Schalke është tejet i interesuar në shërbimet e Klaas-Jan Huntelaar. Problemi nuk do të jetë çmimi dhe paga e holandezit, por Rossonerët do ta kenë të vështirë ta bindin Huntelaarin të kalojë në Bundesliga.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...