Given drejt Arsenalit?

dardanmiftari | Thursday, August 19, 2010 | 0 Komente

Portieri i Manchester Cityt, Shay Given, thuhet se dëshiron të largohet nga klubi, për shkak të situatës së shkaktuar rreth tij së fundmi.
Sipas Daily Express, Given dëshiron të largohet pas situatës së shkaktuar dhe lënies së tij në pankinë, me Joe Hart që tani është portier i parë.
Spekulohet se 34 vjeçari po e mendon një kalim në formë huazimi te Arsenali apo Fulhami. Topçinjt janë në kërkim të Mark Shwarzerit të Fulhamit, por në rast se interesimi i Given është real, atëherë mund të ndodhë që irlandezi të luajë në Emirates sezonin e ardhshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...