Valdano: Ozil, transferi i fundit

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, i cili e ka shoqëruar transferin e ri Mesut Ozil në konferencën për shtyp për prezantimin e mesfushorit gjerman si lojtar i Realit, ka thënë se Ozil do të jetë transferi i fundit.
“Ozil ishte prioritet i madh i stafit drejtues dhe jemi të kënaqur që ai do jetë lojtar i Realit për gjashtë sezone”.
“Me këtë transferim e mbyllim afatin kalimtar veror për këtë sezon. Ne kemi bërë impenjime të mëdha për të ringjallur ekipin. Ne jemi të kënaqur me kompletimin e këtij objektivi”, tha Valdano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...