Zyrtare: Milani huazon Boateng

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Milani ka kompletuar huazimin e sulmuesit të postransferuar nga Portsmouthi te Genoa, Kevin-Prince Boateng, njoftojnë Rossonerët në faqen zyrtare të tyre.
Ky transferim ka qenë në ‘agjendën’ e merkatos që prej disa ditësh, ndërsa tani siç duket u finalizua ‘ndihma humanitare’ e Genoas bërë Milanit.
“AC Milan komunikon se ka siguruar shërbimet e Kevin Prince Boateng nga Genoa, në formë huazimi me mundësi blerje në bazë të paraqitjeve të lojtarit”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Milani në faqen zyrtare.
Testeve mjekësore Boateng iu nënshtrua të martën, ndërsa problemet e paralajmëruara në shpinë, jo që nuk u paraqitën, por testet zbuluan se Boateng është në formën më të mirë fizike se çdo futbollist tjetër i Milanit, duke lënë kështu të impresionuar zyrtarët në Milanello.
Pas zyrtarizimit, pritet që Boateng të stërvisë rregullisht me lojtarët tjerë në seancën e pasditës në Milanello. Vlen të ceket se Milani nuk ka konfirmuar ndonjë detaj të kontratës së futbollistit ganez të lindur në Gjermani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...