Vitali konfirmon duelin ndaj Briggs

dardanmiftari | Wednesday, August 18, 2010 | 0 Komente

Mbreti i kategorisë së rëndë në WBC, Vitali Klitschko, ka konfirmuar se ai do të mbrojtë titullin ndaj amerikanit, Shannon Briggs, më 16 tetor në Hamburg të Gjermanisë.
Ky duel definitivisht se ia shuan shpresat britanikut, David Haye, për t’u përballur me cilindo nga vëllezërit Klitschko, të cilëve u ka thënë se do t’u thyejë hundët. Sidoqoftë, Vitali Klitschko tani do të përballet me Briggs, përkundër faktit se dëshiroi përballjen me gjigantin rus Nikolay Valuev, duel që dështoi të merrte jetë.
“Briggs ka përvojë të madhe, ai ka shumë më shumë luftra se sa unë dhe ai është një nga goditësit më të fortë në këtë kategori”, theksoi Vitali Klitschko.
Klitschko, 39 vjeçar, ka 40 fitore dhe vetëm dy disfata, kurse 38 vjeçari Briggs ka 51 fitore dhe 5 disfata.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...