Interi është Juventusi i ri !

dardanmiftari | Monday, September 20, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, beson se Nerazzurët kanë fuqi dhe autoritet për të ndikuar në vendimet e arbitrave në fushë.
Zamparini- i cili pas humbjes prej 1-2 të skuadrës së tij nga Interi të dielën, tha se ekipit të tij iu mohuan së paku katër penallti- ka reaguar sërish për të thënë se zikaltrit kanë status të veçantë në Serie A, dhe se janë të mbrojtur nga referët më shumë se të tjerët.
Ai madje ka thënë se Interi aktualisht është i ngjashëm me Juventusin para Calciopolit.
“Interi është Juventusi i ri, prandaj si mund ta kuptojnë njerëzit? Kur ka penallti dhe nuk jepen, atëherë nuk ka pasur penallti. Pa dyshim, Interi është Juventusi i ri”, ka thënë Zamparini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...