De Gea, portieri më i mirë në botë?

dardanmiftari | Monday, September 20, 2010 | 0 Komente

Se paraqitja e portierit të Atletico Madridit, David De Gea, ndaj Barcelonës ishte fantastike, e tregojnë lavdatat dhe vlerësimet e marra pas përfundimit të takimit.
De Gea bëri një numër intervenimesh, të cilat do të ishin të pamundura për t’u bërë nga portierët tjerë, ndërsa për paraqitjen, David Villa u shpreh: “De Gea ishte sensacional në të gjitha aksionet dhe është e vërtetë se në shumë raste ai e shpëtoi ekipin”.
Nga ana tjetër, trajneri i Atletico Madridit, Quique Sanchez Flores, u shpreh: “Askush nuk ka nevojë të më tregojë se De Gea është portier i madh. Portieri më i mirë në botë”.
Se a do të jetë De Gea në të ardhmen mbreti i globit sa i përket pozitës së tij, kjo mbetet të shihet në sezonet në vazhdim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...