Moggi i impresionuar nga Leonardo

dardanmiftari | Monday, September 20, 2010 | 0 Komente

Njeriu më kontravers në futbollin italian, Luciano Moggi, ka deklaruar se po të ishte president i ndonjë klubi të Serie A, do ta emëronte menjëherë Leonardon si kryetrajner, pas guximit të këtij të fundit të treguar në raport me Silvio Berlusconin, të cilit ia tregoi se ku e ka vendin.
“A duhet të pendohet Milani që e zëvëndësoi Leonardon me Max Allegrin? Mirë, Leonardo ka shfaqur atribute të larta kur e kundërshtoi Berlusconin, gjë për të cilën duhet ta respektojmë guximin e teknikut. Më pëlqejnë trajnerët me pasion”.
“Po që se do të isha trajner i ndonjë skuadre të Serie A, atëherë do ta emëroja menjëherë Leonardon”, deklaroi Moggi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...