Allegri: Mourinho i mirë në ofendime

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Massimiliano Allegri është fytyra më e re prominente në skenën e futbollit evropian që ka sulmuar drejtpërsëdrejti strategun e Real Madridit, Jose Mourinho duke thënë se portugezi është i mirë në ofendim të njerëzve dhe se është mashtrues.
Mourinho shpesh shfrytëzoi gjestet e tij për të thumbuar kundërshtarët, ndërsa sulmi i famshëm ‘Zero Tituli’ ka nervozuar shumë trajnerë të Serie A. Mënyra e lojës së Mourinhos ka shkaktuar poashtu polemika të shumta në Itali, ndërsa Allegri vë në dyshim potencialin e portugezit si trajner.
“Ai është shembull i keq dhe ofendoi të gjithë në Itali. Ai ishte këtu vetëm dy vjet dhe ofendoi të gjithë”, theksoi Allegri.
Allegri shfaqi brenga për taktikat e Mourinhos në Ligën e Kamnpionëve. ‘I veçanti’ i cili tashmë po hetohet nga UEFA akuzohet nga trajneri i Milanit për atë se urdhëroi Xabi Alonson dhe Sergio Ramosin të përjashtohen në mënyrë që të jenë pa kartonë për fazën e eliminimit direkt.
“A do ta bëja këtë? Jo. Unë nuk do ta bëja as këtë, por as atë bëri ndaj nesh në San Siro. Me Andrea Pirlon në tokë me kokë të çarë, lojtarët tanë e larguan topin jashtë vijës anësore. Reali e ktheu topin, por kishte mjaft presion mbi ne. Ai është shembull i keq”.
“Ju mund të bëni disa gjëra kur nuk ju sheh askush, prapa stadiumit, por jo kur po ju shikon tërë bota në televizion”, përfundoi deklaratën e tij dhënë për La Gazzeta dello Sport, Massimiliano Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...