Ancelotti: Nuk ka nevojë për transferime

dardanmiftari | Sunday, November 28, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai nuk ka nevojë që të transferojë lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar dimëror.
“Ne nuk kemi lëndime afatgjate, kështu që shumë lojtarë do të riaftësohen në janar. Duhet të shikojmë në situatën e Alex, Terryt dhe Lampardit. Por, nëse këta lojtarë nuk shfaqin probleme në janar, atëherë nuk kemi nevojë për lojtarë të rinj”.
“Nuk mendoj se gabova që e shita Carvalhon, pasi që ai vet kërkoi largimin dhe ne nuk dëshirojmë të mbajmë lojtarë të cilët nuk duan të qëndrojnë këtu”, tha Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...