Bale kërkon fitore ndaj Arsenalit

dardanmiftari | Friday, November 19, 2010 | 0 Komente

Lojtari kryesor i Tottenhamit, Gareth Bale, thotë se vetëbesimi është i lartë te klubi nga Londra veriore para derbit të të shtunës kundër Arsenalit.
Spursat do ta fillojnë këtë ndeshje pasi kanë mposhtur Interin në Ligën e Kampionëve, si edhe pasi mposhtën Blackburnin në Ligën Premier, ndërsa mbrojtësi i krahut thotë se ata do të kërkojnë fitore.
“Do ta fillojmë ndeshjen me vetëbesim të plotë dhe shpresojmë të shënojmë fitore për ne dhe për tifozët”.
“Duhet të mundohemi ta fitojmë çdo ndeshje dhe unë besoj se jemi aq të mirë saqë mund ta mposhtim këdo. Këtë e kemi dëshmuar”, ka thënë Bale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...