Rivaldo rikthehet në Brazil

dardanmiftari | Friday, November 19, 2010 | 0 Komente

Legjenda e dikurshme braziliane, Rivaldo, do t’i kthehet futbollit brazilian në vitin 2011, te klubi Mogi Mirim, tek i cili ai është edhe president.
Ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit, nuk ka luajtur futboll kompetitiv që nga muaji gusht kur u largua nga klubi uzbek, Bunyodkor, ndërsa kanë kaluar shtatë vite që kur ka luajtur për një klub brazilian.
“Pasi kam zgjidhur shumë çështje jashtë vendit, kam vendosur të luaj në (kampionatin) ‘Paulista 2011’ me Mogi Mirim, ku jam president”, ka shkruar 38-vjeçari në faqen e tij në Twitter.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...