Marcelo: Është vështirë të ndalësh Llorenten

dardanmiftari | Friday, November 19, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, e di mjaft mirë çfarë do ta presë në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos, për shkak të sulmuesit fantastik Fernando Llorente.
“Unë mendoj se Athletic Bilbao është skuadër e mirë. Unë luajta ndaj Llorentes disa herë dhe e kam pasur të vështirë ta ndal. Por, mbrojtja e Real Madridit është shumë e mirë dhe ne po bëjmë punë të mirë”.
“Reali gjithnjë është favorit në këto ndeshje dhe është mirë të mos mendojmë për disfatë. Unë dua të fitoj më shumë tituj këtu, unë dua ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe ka shumë gjëra tjera të cilat dua t’i arrij me punë të madhe. Unë dua të qëndroj me këtë ekip deri në vdekje”, u shpreh Marcelo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...