Ribery kritikohet nga Van Gaal

dardanmiftari | Friday, November 19, 2010 | 0 Komente

Superylli i Bayernit të Munichut, Franck Ribery, është kritikuar ashpër nga trajneri i tij Louis van Gaal, pas paraqitjes katastrofale të francezit në miqësoren ndaj skuadrës nga liga e tretë gjermane, Unterhaching.
“Franck Ribery nuk e dha më të mirën ndaj Unterhaching. Ai nuk tregoi përkushtim në këtë ndeshje”.
“Mediat kanë shkruar se ai ishte i shkëlqyer, por këtë unë nuk e kam parë”, theksoi Van Gaal.
Sipas Bild, Ribery do të jetë në pankinë për ndeshjen ndaj Bayer Leverkusenit që zhvillohet të shtunën, pasi që trajneri holandez dëshiron të shfrytëzojë një formacion me lojtarë të përgaditur fizikisht.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...