Raiola: Milani mposhti Barcelonën për Robinhon

dardanmiftari | Saturday, November 06, 2010 | 0 Komente

Agjenti i Robinhos thotë se Barcelona ishte mposhtur nga Milani për të marrë shërbimet e ish-yllit të Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Mino Raiola thotë se ai është pyetur nga braziliani për të dërguar Zlatan Ibrahimovic, një klient tjetër të tij, te Manchesteri duke hapur kështu rrugën e shkëmbimit dhe transferimit Robinhos te Barcelona.
“E dërgova Mario Balotellin te City dhe e hoqa Robinhon. Ai më ka thënë se dëshironte të largohej nga klubi anglez. Ai tha se nëse Ibra shkon në City, atëherë ai e dinte sigurisht se Barcelona do të nënshkruante me të. I kisha thënë lojtarit të qëndrojë i qetë”.
“Më pas e dërgova Ibrahimovic te Milan, para se t’i them Gallianit se duhej të shkonim në Angli. Pastaj e mposhtëm Barcelonën dhe morëm Robinhon. Kështu që të dy, Ibrahimovic dhe Robinho, u transferuan te Milani”, ka thënë Raiola për Premium Calcio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...