Walcott synon 20 gola këtë sezon

dardanmiftari | Saturday, November 06, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, synon të shënojë 20 gola këtë sezon.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, tha së fundi se 21-vjeçari do të bëhet një sulmues profilik dhe se ai është i gatshëm të fillojë të luajë në një rol më qendror, se sa si anësor.
Walcott lëndoi gjurin gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2012 me Anglinë kundër Zvicrës në muajin shtator, dhe është rikthyer në aksion pas gjashtë javësh jashtë fushe.
“Caku im është 15-20 gola këtë sezon. Nëse qëndroj në formë, shpresoj se mund të arrijë cakun. Kjo do të ishte një arritje e madhe. Kam kaluar gjashtë javë jashtë fushe me lëndim, andaj mund të shënoj më shumë gola tash. Asnjë lojtarë nuk dëshiron të lëndohet, por unë kam pasur shumë. Por, kjo tash është e kaluar”, ka thënë Walcott.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...