Van der Vaart: Është lehtë të luash te Tottenham

dardanmiftari | Thursday, November 18, 2010 | 0 Komente

Ylli i Tottenhamit, Rafael van der Vaart, thotë se ai e ka të lehtë të luajë nën udhëzat e menaxherit Harry Redknapp dhe thotë se ka rikthyer pasionin për futbollin pas transferimit te klubi londinez.
Van der Vaart u transferua në Londër nga Real Madridi gjatë verës së kaluar dhe ka shkëlqyer me ekipin anglez duke shënuar pesë gola në nëntë ndeshje të ligës. Ai është një fans i madh i Redknapp, i cili beson se i ka ndihmuar atij të gjejë formën dhe rizbulojë pasionin për futbollin.
“Harry është një person shumë i veçantë, kjo është arsyeja se pse tashmë ndjehem si në shtëpi te Spurs. Nuk ka më fjalime të gjata dhe të mërzitshme për taktikat, sikur u mësova te Real Madridi. Është një dërrasë në dhomën e zhveshjeve, por Harry nuk shkruan asgjë në të! Është shumë relaksuese”.
“E vetmja gjë që ai më thotë është, ‘Ti luaj majtas ose djathtas, mundohu shumë, kënaqu dhe tregoju fansave më të mirën’. Pastaj mbrojtësit marrin instruksione se kush do të mbulojë në kënde dhe gjuajtje të lira – dhe kaq”, ka thënë Va nder Vaart.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...