Benitez në shtëpi, Capello në Milano

dardanmiftari | Monday, December 20, 2010 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Anglisë, superstrategu Fabio Capello thuhet se është në Milano për të zhvilluar bisedimet me zyrtarët e Interit, ndërsa nga ana tjetër mediat angleze flasin për një rikthim të Rafa Benitezit në shtëpinë e tij në Liverpool.
Sky Sports Italia pohon se Capello është në Milano për arsye personale, ndërsa spekulon se Massimo Moratti e sheh atë si njeriun ideal për pankinën Nerazzure. Madje mediumi italian shkon aq larg, sa që njofton se Massimo Moratti e ka pyetur Jose Mourinhon për ta këshilluar kë ta emërojë në postin e trajnerit.
Nga ana tjetër, sipas BBC, Rafa Benitez është shkarkuar nga posti i trajnerit të Interit dhe se tashmë gjendet në shtëpinë e tij që gjendet në Liverpool.
Por, sipas zërave tjerë, në mbrëmje pritet të zyrtarizohet shkarkimi i Rafa Benitezit nga Interi dhe ditët në vijim pritet emërimi i trajnerit të ri, qoftë ai Capello, Spalleti apo edhe Leonardo. Një gjë është e sigurtë – cilido prej emrave të lakuar që do ta zëvëndësojë teknikun e dështuar spanjoll, do të jetë më i suksesshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...