Mourinho: Arbitri bëri 13 gabime serioze

dardanmiftari | Monday, December 20, 2010 | 0 Komente

Jose Mourinho ka dalë me një listë prej 13 gabimesh të cilat arbitri i ka bërë në ndeshjen në mes të Real Madridit dhe Sevillas.

Real Madridi mbrëmë shënoi fitore të vështirë ndaj Sevillas, falë golit të vetëm të ndeshjes të shënuar nga Angel Di Maria. Megjithatë arbitri Clos Gomes bëri një mori gafash, disa prej të cilave i ka rreshtuar edhe Mourinho.


“Nuk lodhem kur e bëj atë që dua ta bëj, siç janë stërvitjet dhe ndeshjet. Nuk ndjej presion, por më vjen keq kur duhet të nxjerri një listë e cila ka 13 gabime serioze të arbitrit dhe ta mbroj ekipin tij”, ka thënë Mourinho duke treguar listën.


“Jam shumë krenar me këtë ekip. Kam një ekip fantastik, punojmë me ngulm për tashmë gjashtë muaj, dhe kemi pasur vetëm një rezultat të keq. Fitorja ishte mjaft frustruese për ata që dëshironin ne të ishim katër ose pesë pikë prapa Barcelonës. Kjo na bën më të fuqishëm. Gjithçka ishte përgatitur që ne të humbin pikë, por kjo nuk ndodhi”, ka deklaruar Mourinho.


Lista e Mourinhosh prej 13 gabimeve të arbitrit është kjo:


1. Minuta 9 - Arbitri nuk i jep karton të verdhë Konko për ndërhyrje në Di Maria
2. Minuta 14 – Akordohet pozitë e pa qenë jashtë loje për Ozil
3. Minuta 20 – Akordohet pozitë e pa qenë jashtë loje për Benzema
4. Minuta 24 – Arbitri nuk jep karton të verdhë për Zakora për ndërhyrje ndaj Khedira
5. Minuta 25 – Faull i paakorduar ndaj Cristiano Ronaldo
6. Minuta 34 – Një futbollist i Sevilla është në pozitë jashtë loje, arbitrat nuk reagojnë
7. Minuta 39 – Nuk akordohet faull ndaj Ozil
8. Minuta 43 – Akordohet pozitë e pa qenë jashtë loje për Di Maria
9. Pjesa e parë e ndeshjes vazhdohet vetëm një minutë, edhe pse duhej më shumë
10. Minuta 47 – Akordohet pozitë jashtë loje e pa ekzistuar për Ozil
11. Minuta 64 – Kartoni i dytë i për Carvalho për shkak të goditjes me kokë me Negredo, gjatë një kërcimi për top.
12. Minuta 69 – Penalti e pa akorduar e Eskude ndaj Granero
13. Minuta 78 – Karton i verdhë për Ozil gjatë zëvendësimit për humbje të kohës, ndërsa humbja e kohës nga ana e Sevilla, e cila veproi ngjashëm, nuk u ndëshkua.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...