Ferguson: Nuk di ku ta fus Rooneyn

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka pranuar se ai nuk e di se në cilën pozitë ta vë Wayne Rooneyn në mënyrë që ai ta gjejë formën më të mirë.
“Ne tentuam ta përdorim Rooneyn në krah dhe përkundër faktit se ka luajtur në këtë rol shumë herë, ai nuk ishte kërkah në pjesën e parë. Nuk ishte gabimi i tij. Ritmi i lojës tonë nuk ishte i mirë. Ne nuk kemi qenë kërkah”.
“Ne tentuam të luajmë në mes, por ishim duke pësuar edhe 20 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kështu që është dashur të bëj diçka tjetër për të fituar, apo për të pësuar debakël. Hernandez ishte çelësi. Ai pati impakt të jashtëzakonshëm, ai ka mundur të shënojë lirisht katër gola”, u shpreh Fergie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...