Berbatov: Nuk dihet deri në fund

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, ua ka tërhequr vërejtjen bashkëlojtarëve të tij, që të mos gëzohen para kohe pasi ka edhe shumë deri në fund të sezonit.
“Unë shikoj në ndeshjen time të ardhshme, më pas në ndeshjen tjetër, e kështu deri në fund të kampionatit kur shpresoj se do të jemi liderë. Le të mos i nënvlerësojmë ekipet tjera”.
“Ato janë shumë ekipe të mira dhe janë shumë ndeshje për t’u luajtur para fundit të sezonit. Ne jemi në pozitë të mirë. Por, kjo nuk do të thotë asgjë nëse nuk e fitoni ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Berbatov.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...