Galliani: Dua edhe një mbrojtës të majtë

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani ka pranuar se klubi Rossoner është në kërkim të një mbrojtësi tjetër të majtë, pas transferimit të Urby Emanuelson nga Ajaxi, pasi ky i fundit nuk ka të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve.
Sipas informatave të fundit nga mediumet në Apenine është vetëm çështje kohe zyrtarizimi i transferimit të Rossello Didac Villas nga Espanyoli për 2 milionë euro.
“Ne jemi të fokusuar në një mbrojtës i cili nuk luan në Itali, unë nuk dua të zbuloj cili, por ai duhet të jetë në gjendje të luajë në Ligën e Kampionëve”, theksoi Galliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...