Chelsea shumë pranë David Luiz

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

David Luiz pritet të jetë shumë shpejtë edhe zytarisht lojtar i Chelseat, pasi Benfica ka konfirmuar negociatat me klubin londinez për mbrojtësin brazilian.
Klubi bën të ditur me anë të një komunikate se ka marrë ofertë nga Chelsea dhe se kanë mbetur vetëm pak detaje që transferi të kompletohet, pasi besohet se oferta prej 25 milionë funtesh për gjigantët portugezë pritet të jetë e pa refuzueshme.
“Sport Lisboa e Benfica njofton se ka marrë ofertë nga Chelsea për transferimin e mbrojtësit David Luiz. Për më shumë, ne duam të sqarojmë se, që nga fillimi i negociatave, e deri në fund të tyre do të jeni të njoftuar për rrjedhat dhe fundin e tyre”, shkruan në komunikatë.
Ishte spekuluar më herët gjatë ditës se Manchester City mund ta pengojë transferimin e David Luiz te Chelesa, por sipas të gjitha gjasave destinacioni i ardhshëm për brazilianin fantastik pritet të jetë Stamford Bridge.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...