Mourinho: Do të rikthehem në Angli

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Bosi i Real Madridit, trajneri më i mirë në botë, Jose Mourinho ka pranuar se ai dëshiron të rikthehet në Ligën Premier, pikërisht në kulmin e spekulimeve për një largim të tij në fund të sezonit.
“Unë kam vendosur të rikthehem në Angli. Unë nuk kam përgatitur asgjë të veçantë për të ardhmen time, unë thjeshtë dua të jem i kënaqur me punën time. Unë nuk kam preferenca sa u përket klubeve, qoftë Manchester United, Manchester City apo Chelsea. Unë dua ta rigjej kënaqësinë”.
“Unë nuk po them se Liga Premier është kampionati më spektakolar në botë, por është kampionati më mirë i organizuar…loja është fer dhe ekziston respekt enorm për kundërshtarin”, potencoi Mourinho për The Sun.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...