Reali prezanton Adebayor

dardanmiftari | Thursday, January 27, 2011 | 0 Komente

Emmanuel Adebayor Real Madridi ka prezantuar transferin e ri, Emmanuel Adebayor, i cili në një konferencë për shtyp ka thënë se do të bëjë më të mirën për ta bërë Realin klub të suksesshëm.
“Unë kam biseduar me Mourinhon mëngjesin e sotëm. Unë jam shumë i kënaqur që jam këtu, sidomos pas asaj që ka ndodhur muajt e fundit. Unë jam futbollist dhe duhet të luaj. Çfarë ndodhi te Manchester City nuk ka të bëjë me Roberto Mancinin, ata kanë pasur besim në mua, por kanë vendosur të varen nga një lojtar tjetër. Unë kam dashur të luaj dhe Reali ma ka dhënë këtë mundësi”. Emmanuel Adebayor
“Tani për tani jam këtu për gjashtë muaj. Jam shumë i kënaqur, ky është nder për mua. Unë jam i kënaqur që do të participoj në këtë projekt. Tani shpresoj t’u kontriboj sukseseve të Real Madridit. Do të bëj më të mirën që kjo të ndodhë”, u shpreh Adebayor.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...