Meireless i ngazëllyer me fitoren ndaj Chelseat
Autori i golit të fitores për Liverpoolit, Raul Meireles, është i ngazëllyer me tre pikët e fituara ndaj Bluve.
Meireles po ashtu është shprehur i kënaqur me golin e tij të katërt në pesë takime.
“Është një moment i mirë për mua, por gjëja më e rëndësishme është ekipi dhe fitorja. Tre pikë janë shumë të rëndësishme për ne”.
“Ne u përpoqëm të bëjmë më të mirën dhe të luajmë futboll të mirë. Tash kam shënuar pesë gola për klubin dhe jam i lumtur”, ka thënë Meireles.
Category: Futboll