Ramos zgjedh Ronaldon para Messit

dardanmiftari | Monday, February 07, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i krahut te Real Madridi, Sergio Ramos, ka deklaruar se nëse do të duhej të zgjidhte se cilin lojtar do ta dëshironte në skuadër, ai do të përcaktohej për Cristiano Ronaldon para Lionel Messit.
Reagimi i spanjollit vjen pasi trajneri i Atletico Madridit, Quique Sanchez Flores, e ka quajtur Messin- ‘Di Stefano i shekullit 21’.
“Kjo çështje varet nga secili person, por unë do të qëndroja me Cristianon, sepse ai luan në skuadrën time”, ka thënë Ramos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...