Interi mban hapin

dardanmiftari | Sunday, March 06, 2011 | 0 Komente

Nerazzurrët kanë shënuar fitore sensacionale kundër Genoas me rezultat 5-2, përkundër se e filluan gjysmën e dytë me disavantzh prej një goli.
Pas asistimit të Abdoulay Konko, Rodrigo Palacio kaloi mysafirët në epërsi (40’), për të mbyllur pjesën e parë me epërsi prej një goli për Genoan.
Porsa filloi pjesa e dytë (50’), Giampaolo Pazzini barazoi shifrat (50’), ndërsa Samuel Eto’o kaloi vendasit në epërsi (51’).
Sulmuesi kamerunas shënoi edhe golin e tretë për Interin (57’), ndërsa maqedonasi Goran Pandev ngriti epërsinë në 4-1 pas asistimit të Wesley Sneijder.
Dy lojtarët e sapoinkuadruar në lojë Houssine Kharja dhe Yuto Nagatomo ishin krijues të golit të pestë të zikaltërve, ndërsa japonezi ishte realizues (84’).
Në fund të ndeshjes (90’), Mauro Boselli realizoi edhe një gol për mysafirët, i cili u shërbeu si ngushëllim për t’u larguar nga fusha.
Me këtë fitore, Interi qëndron pesë pikë prapa liderit Milan, ndaj të cilit do të krijojë presion deri në fund të kampionatit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...