Ferguson: Man United nuk di të dorëzohet
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lavdëruar shpirtin luftarak të lojtarëve të tij pas fitimit të titullit këtë sezon.
Djajtë e Kuq gjatë vikendit u shpallën kampion i Anglisë për të 19-tën herë në histori, që është një numër rekord. Tash ata do të përballen me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve dhe mund të kenë një avantazh duke qenë se luajnë në stadiumin Wembley të Londrës.
“Ata nuk dorëzohen dhe kjo është kualiteti më i madh i tyre. E di se ne do të luajmë ndaj një ekipi të tmerrshëm, si Barcelona, por a do të ishit kundër nesh? Nuk mendoj se do të ishit. Ne jemi në gjendje t’ia dalim mirë në finale”, ka thënë Ferguson.
Category: Futboll
0 Komente