Milani të paguajë 30 milionë euro për Hamsik

dardanmiftari | Monday, May 16, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik, është duke u përcjellë nga drejtuesit e Milanit për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror.
Sllovaku ka kaluar edhe një tjetër sezon të shkëlqyer me napolitanët, të cilët siguruan kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke joshur kështu interesimin e shumë skuadrave të mëdha.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Napoli nuk do të lejojë largimin e 23-vjeçarit për më pak se 30 milionë euro, ndërsa Massimiliano Allegri dhe Adriano Galliani do të takohen këtë javë për të diskutuar mundësinë e transferimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...