Ronaldo thyen rekord të ri në La Liga

dardanmiftari | Sunday, May 15, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është futbollisti i parë në historinë e La Ligas që ka arritur të shënojë tre apo më shumë gjashtë herë brenda një sezoni.
Hettriku i shënuar nga portugezi në ndeshjen ndaj Getafes ishte i katërti për të këtë sezon dhe i pesti që prej se është transferuar te Real Madridi.
CR7, që ka shënuar edhe nga dy gola në shtatë ndeshje tjera ka 13 paraqitje tjera me shumë gola në 26 ndeshjet ku ka realizuar së paku një gol.
Për më shumë, Ronaldo është lojtari i parë në historinë e La Ligas që ka shënuar tre apo më shumë gola në gjashtë ndeshje gjatë një sezoni. Ky rekord ishte ndarë mes Romarios dhe Langaras që kanë realizuar tre apo më shumë gola në pesë ndeshje gjatë një sezoni.

Për Cristiano Ronaldon dy ndeshjet e fundit në La Liga janë jashtëzakonisht me vlerë, pasi me 49 golat e shënuara në të gjitha garat këtë sezon, është shumë pranë tejkalimit të Lionel Messit (51 gola), i cili kohë më parë theu rekordin për golat e shënuar në të gjitha garat këtë sezon.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...