Vazhdon festa e Milanit

dardanmiftari | Sunday, May 15, 2011 | 0 Komente

Dy nga golashënuesit, Robinho dhe Gattuso. Milani ka shënuar fitore prej 4-1 kundër Cagliarit për ta festuar më së miri titullin e kampionit të Italisë me tifozët e vet në San Siro.
Robinho kaloi Rossonerët në epërsi (22’), ndërsa Gennaro Gattuso dyfishoi rezultatin (24’).
Ishte sërish braziliani Robinho që ngriti epërsinë në 3-0, ndërsa Andrea Cossu shënoi golin e nderit për mysafirët (38’).
Në gjysmën e dytë, Rossonerët realizuan edhe një gol përmes Clarence Seedorf (77’), ndërsa pas një kohe të gjatë, u kthye në fushë ‘njeriu gol’, Filippo Inzaghi.
Milani u shpall matematikisht kampion i Italisë një javë më parë, ndërsa kjo ishte hera e parë pas shtatë vitesh që kuqezinjtë fitojnë Scudetton.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...