Euro U21: Zvicra - Spanja
Kampionatit evropian U21 në Danimarkë ngadalë po i vjen fundi me dy fituesit e të dy grupeve pjesëmarrëse, Zvicra dhe Spanja, të cilat do të ndeshen në finalen e nesërme.
Formacionet e mundshme:
Zvicra (4-4-2): Sommer; Koch, Rossini, Klose, Berardi; Lustenberger, Frei, Shaqiri, Xhaki; Emeghara, Mehmedi
Lajme te kombëtarja zvicerane:
Mbrojtësi Francois Affolter ka pësuar tërheqje muskulore gjatë stërvitjeve ditë më parë dhe nuk do të jetë pjesë e finales. Megjithatë në formacion rikthehet Granit Xhaka i cili mungoi në gjysmëfinalen përballë Çekisë për shkak të suspendimit.
Spanja (4-3-3): De Gea; Montoya, Botia, Dominguez, Didac; Javi Martinez, Ander Herrera, Thiago; Mata, Adrian, Jeffren
Lajme te kombëtarja spanjolle:
Jeffren mund të qeraset me vend në formacionin startues nga trajneri Luis Milla pas golit rrëqethës kundër Bjellorusisë në gjysmëfinale. Në formacion pritet të përfshihet edhe i riu i Athletic Bilbao, Iker Muniain. Adrian Lopez po ashtu ka qenë në një formë të shkëlqyeshme gjatë turneut duke shënuar pesë gola dhe do të udhëheqë sulmin.
Fakte të shpejta:
- Zvicra po merr pjesë për të pestën herë në Euro U21 dhe kurrë më herët nuk ka arritur në finale;
- Admir Mehmedi shënoi golin e tij të tretë në turne në kohën shtesë të gjysmëfinales kundër Republikës Çeke për të ndihmuar ekipin e tij të kualifikohet në finale;
- Anësori tjetër kosovar Xherdan Shaqiri ka pasur 12 goditje në drejtim të golit, më shumë se dyfishi i sasisë së cilitdo lojtar tjetër;
- Shaqiri megjithatë është lojtari më i fauluar i turneut së bashku me lojtarin e Spanjës, Javi Martinez;
- Spanja do të kërkojë titullin e tretë në këtë garë pasi ata e kishin fituar Euro U21 edhe në vitin 1986 dhe 1998;
- Adrian Lopez është golashënuesi më i mirë deri tash në këtë garë me pesë gola të shënuar në katër ndeshje. Ai do të transferohet te Atletico Madrid nga Deportivo në muajin e ardhshëm;
- Juan Mata është asistuesi më i mirë i turneut me dy asistime;
- Diego Capel, Javi Martinez dhe Bojan Krkic janë tre lojtarët spanjoll që kanë pasur më së shumti paraqitje me ekipin U21, me 24, respektivisht 23 dhe 21 paraqitje;
- Të dyja vendet e përfshira në këtë finale e kanë siguruar pjesëmarrjen në lojërat Olimpike 2012 në Londër.
Category: Futboll
0 Komente