Robben operohet në ije

dardanmiftari | Friday, October 07, 2011 | 0 Komente

Anësori i Bayernit të Munichut, Arjen Robben, i është nënshtruar operimit për t’u rikuperuar nga një dëmtim muskulor.
Robben është kthyer nga kombëtarja holandeze te stafi mjekësor i klubit gjerman për t’iu nënshtruar operimit, njofton faqja zyrtare e klubit bavarez.

“Arjen duket se po përjeton reaksion të dëmtimit të tij. Ne duhet të presim dhe të shohim çfarë thonë mjekët. Mendoj se federata holandeze ishte mjaft sensitive në këtë rast dhe falënderojmë për korrektësinë në këtë rast”, theksoi Robben.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...