Schuster: Ronaldo nuk është më egoist

dardanmiftari | Friday, October 07, 2011 | 0 Komente

Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, beson se Cristiano Ronaldo është më shumë një lojtar i baraspeshuar, i cili ka hequr dorë nga të qenit vetjak vetëm për t’i ndihmuar ekipit.
“Cristiano ka qenë shumë egoist, por tani ai po ndryshon. Ai po fillon të mësojë se nuk mund të arrish asgjë nëse luan për vete”.

“Në të kaluarën ai gjithmonë ka tentuar të jetë spektakolar, por tani ai luan edhe për bashkëlojtarët. Sidoqoftë, unë jam i lumtur për të sepse më mirë është vonë se kurrë. Ai është lojtar i madh”, tha Schuster.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...