Henry, zënkë verbale me një tifoz
Pas humbjes prej 3-2 të Arsenalit si mysafir i Swansea, legjenda franceze, Thierry Henry, ka pasur një zënkë verbale me një tifoz të hidhëruar të Topçinjve.
Henry, i cili është rikthyer te Arsenali si huazim, u inkuadrua në fushë në minutën e 63-të, ndërsa në fund ai shkoi të përshëndesë tifozët, por u përball me kritika.
“Ku është zemra, ku është karakteri dhe lufta?”, ka pyetur tifozi, ndërsa Henry ia ka kthyer: “Duhet ta mbështetni skuadrën dhe lojtarët nuk guxoni të jeni negativ”.
Në bazë të xhirimeve, duket se francezi ka bërë gjeste kundrejt tifozit dhe e ka ftuar që të zbresë në terren.
Category: Futboll
0 Komente