Scholes të luajë edhe një sezon tjetër?

dardanmiftari | Friday, March 23, 2012 | 0 Komente

Mesfushori anglez Paul Scholes raportohet se synon të luajë edhe një sezon për Manchester United.

Përveç kësaj, Scholes dëshiron që edhe shoku i tij i skuadrës, veterani tjetër Ryan Giggs, 38-vjeçar, të vazhdojë karrierën për edhe një sezon tjetër.

Scholes ka qenë pjesë e 13 nga 15 ndeshjet që nga momenti i rikthimit të tij në klub, në fitoren 3-2 ndaj Manchester Cityt në janar.

Ai ka filluar në tetë ndeshje duke shënuar dy gola dhe ka fituar lëvdata nga shumë kritikë të futbollit, përfshirë edhe trajnerin Alex Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...