Nasri: Dua titulli të vendoset kundër United

dardanmiftari | Friday, March 23, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri, thotë se ata do të jenë plot vetëbesim nëse titulli do të duhet të vendoset në derbin përballë Manchester United të caktuar për 30 prill në Etihad Stadium.

“E dinë çfarë, shpresoj ata t’i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe ne t’i fitojmë të gjitha tonat, ashtu që të luajmë një ‘finale’ këtu. Kjo do të ishte fantastike për tifozët, si edhe për ne”.

“United do të jetë aty deri në fund – ata e kanë përvojën, ata kanë një menaxher i cili ka fituar gjithçka për 25 vite. Edhe nëse kam thënë se shpresoj ata të humbasin, ndonjëherë duhet të jeni realist”.

“Ata nuk kanë ndeshje shumë të vështira dhe nuk është mirë të gënjesh; ata nuk do t’i humbasin shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit. Por ajo çfarë bëmë kundër Chelseat është një shenjë për United se ne jemi këtu dhe do të jemi deri në fund”, ka thënë Nasri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...