Shaarawy: Jemi superior ndaj Juventusit

dardanmiftari | Friday, March 23, 2012 | 0 Komente

Stephan El Shaarawy mendon se Milani është një skuadër më e mirë se Juventusi dhe shpreson se ata do të arrijnë ta mbrojnë titullin e Serie A këtë sezon.
“Ne jemi të vetëdijshëm se jemi një skuadër e mirë. Ne po ia dalim mirë në ligë, po luftojmë kundër Juventusit, por në aspekt të kualitetit ndjehemi më superior”.

“Tash kemi nevojë për tre pikë kundër Romës [të shtunën] pasi nuk do të jetë lehtë as në Catania [vikendin e ardhshëm], në një fushë ku shumë lojtarë të mëdhenj kanë vuajtur”.

“Ne duhet ta fitojmë çdo ndeshje, vërtet. Megjithatë, ne jemi të kënaqur me paraqitjen në Kupë kundër Juventusit, duke luajtur para tifozët të tyre, që janë një armë e fuqishme”.

“Ne ishim të kënaqur me rezultatin, por jo me faktin që u eliminuam. Megjithatë, tash ne duhet të mendojmë për dy objektivat e radhës që janë Liga e Kampionëve dhe Scudetto”, ka thënë Shaaraway për Sky Sport 24.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...