Carroll: Ndjehem shumë i freskët

dardanmiftari | Monday, May 28, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Liverpoolit dhe Anglisë, Andyd Carroll, beson se ai është i gatshëm të shkëlqejë në Euro 2012, pasi ka rikthyer formën dhe vetëbesimin kah fundi i sezonit.

23-vjeçari ka vuajtur gjatë këtij sezoni me Redsat, por është përmirësuar në fazën e fundit të sezonit, duke ndihmuar Liverpoolin të fitojë Kupën FA. Tash, në mungesë të Wayne Rooneyt në dy ndeshjet e para, ai synon të ndihmojë Anglinë të ngrejë trofeun e më të mirit të Evropës.

“Tash e kam shansin të tretoj se çfarë mund të bëj. Shuma ime e transferimit (te Liverpooli) nuk më ka penguar, gjithmonë kam besuar në veten. Por gjërat nuk shkuan si duhet për mua dhe nuk kam luajtur shumë ndeshje te Liverpooli”

“Tash, ndjehem mirë dhe i freskët. Në fund të sezonit jam ndjerë sikur lëvizja shumë më mirë dhe përfshihesha në ndeshje më shumë se sa në fillim – dhe kjo është ndjenjë e mirë “, ka thënë ish-sulmuesi i Newcastle.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...