Fabregas: Do të jem 100 për qind i gatshëm për Euro

dardanmiftari | Monday, May 28, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Spanjës, Cesc Fabregas, thotë se ai do të jetë 100 për qind i gatshëm kur të fillojë kampionatin evropian Euro 2012.

Ylli i Barcelonës pësoi një lëndim pasi u inkuadrua si zëvendësues në finalen e Kupës së Mbretit që u zhvillua të premten ndaj Athletic Bilbao, dhe do të jetë jashtë fushe për 10 ditë.

“Faleminderit për gjithëve që keni shprehur shqetësimin për gjurin tim. Jam në rregull dhe nuk kam dhimbje. Së shpejti do të jem 100 për qind i gatshëm të filloj përgatitjet për Eurot me ekipin kombëtar”, ka shkruar Cesc në profilin e tij në Twitter.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...